Troja Brands

Bimë aromatike dhe medicinale

image
image
image
image
Familja jonë mbledh e shet barishte aromatike e medicinale nga viti 1909, kur mbledheshin barëra medicinale e aromatike në malet e Malësisë së Madhe, në të dy anët e lumit Cem. Nga viti 1945, në plantacione në pronësi të familjes, filloi prodhimi i organizuar i bimëve, para së gjithash, lule akësit (Helichrysum italicum) e gjumneshës, sherbelës (Salvia officinalis).

Prej atëherë e deri sot, kemi ruajtur mënyrën tradicionale të rritjes së lule akësit, pelinit (Artemisia absinthium), dhe lule bletës (Melissa officinalis), me qëllim që të mbrojmë vetitë e bimëve të cilat përdoren në përpunim të mëtutjeshëm. Të gjitha bimët tona korren (mbledhen) me dorë e paketohen në mënyrën që i mbron ato plotësisht nga çfarëdo humbje e cilësive ose karakteristikave të produktit.

Sot, jemi një shoqëri tregëtare prodhuese bashkëkohore që ruan mençuritë tradicionale. Përveç bimëve të freskëta e të thara, në distileri tonë mund të porositni edhe vajra me cilësi të jashtëzakonshme, prodhuar sipas standardeve më të larta botërore.