Info

Troja Brands

Histori

Në vitin e hershëm 1870, në kërkim të tokës pjellore dhe fushave në të cilat do të merreshin me bujqësi, paraardhësit tanë u nisën nga mali - fisi Triesh në vend të rrafshtë e të nxehtë (shqip: zetë = nxehtë), nëpër të cilin rrjedh lumi Cem (shqip: i ftohtë). Në atë kohë ata merreshin kryesisht me blegtori e kultivim të bimëve medicinale e aromatike. E në atë rrugëtim, ata e zbuluan dhe e deshën "tokën e verës", siç i quajtën këto hapësira Latinët e vjetër.

Kjo rrafshinë e pavështrueshme e pasur me gur gëlqeror, përmes së cilës rrjedh lumi Cem u bë shtëpia e tyre e re. Në bregun e djathtë të lumit, në vendin Shtëpia e Rakiqëve, ndërmjet Tuzit e Podgoricës, ata blenë (1870) një pronë. Afërsia e qytetit u mundësoi të zhvillojnë krahas bujqësisë e blegtorisë edhe tregtinë e hotelierinë.

Në vitet që pasuan, paraardhësit tanë të vlefshëm mbollën cungje hardhiash për verë dhe filluan prodhimin e verës e rakisë, së pari për nevoja të veta. Gjatë brezave, vreshtat e rritura e shpërblyen mundin e tyre me të vjela të bollshme dhe punishte vere moderne, me themele të thella në vlerat tradicionale. Ne kemi ruajtur dhe pasuruar vreshtat e trashëguara mbjellur para më se 150 vitesh dhe recetat e sekretet e prodhimit të verës e rakisë me cilësinë më të lartë.

Jemi krenar me trashëgiminë tonë: besimin, dashurinë dhe falënderimin për jetën, tokën e gjithçka të dhënë.

Troja Brands

Ofertën tonë

image

Verërat

Zgjedhje e madhe e verërave
të të gjitha llojeve

Hollësi
image

Rakia

Raki me cilësi më
të lartë

Hollësi
image

Bimë

Bimë aromatike dhe
medicinale

Hollësi
image

Restorant

Restoranti dhe salla
e festimeve

Hollësi
Troja Brands

Prona jonë

image

image