Troja brands

Restorant

image

Qysh në kohën e tregjeve të vjetra, të cilat në shekullin XVIII kanë qenë vende tubimesh e bisedash ku kanë lindë ide të përparuara, objektet e hotelierisë kanë qenë pjesë e rëndësishme e jetës shoqërore të bashkësisë. Objektet e mikpritjes janë vende tradite ku është festuar e pikëllur së bashku, janë ndarë momentet e lumtura e më pak të lumtura dhe mençuria që nuk njeh kohë. Brezi ynë e ka vazhduar traditën. Në vitin 2004 u krijua restoranti "Troja„ duke kombinuar frymën e kohëve të vjetra e bashkëkohore, recetat tradicionale e mikpritjen me ofertën moderne.

Dashuria dhe përkushtimi ndaj mikpritjes kanë bërë që vendi për tubimin e bashkësisë vendore në të cilin njerëzit do të takohen e të gëzojnë së bashku (ide fillestare), të shndërrohet të vend të njohur ndërkombëtarisht ku gëzohet ofertë tradicionale në mjedis bashkëkohor. Secila pjesë e restorantit tonë është punuar me dorë. Secilën pjesë të mobiljeve e kemi bërë vetë. Kështu kemi thurur vulën e vet për brezat e rinj përmes tërë mjedisit dhe ushqimit të shijshëm e të bollshëm.

Sot “Troja” është vend i pashmangshëm për forcim të miqësive ekzistuese e për krijim të miqësive të reja. Jemi krenarë për faktin se në restorantin tonë njëkohësisht mund të presim mbi 1.200 njerëz, të marrim pjesë në gëzimet e tyre dhe t’i gëzohemi ardhejs së tyre përsëri.