Troja Brands
Histori
Në vitin e hershëm 1870, në kërkim të tokës pjellore dhe
fushave në të cilat do të merreshin me bujqësi, paraardhësit tanë u nisën nga
mali - fisi Triesh në vend të rrafshtë e të nxehtë (shqip: zetë = nxehtë), nëpër
të cilin rrjedh lumi Cem (shqip: i ftohtë). Në atë kohë ata merreshin kryesisht
me blegtori e kultivim të bimëve medicinale e aromatike. E në atë rrugëtim, ata
e zbuluan dhe e deshën "tokën e verës", siç i quajtën këto hapësira Latinët e
vjetër.
Kjo rrafshinë e pavështrueshme e pasur me gur gëlqeror, përmes së cilës
rrjedh
lumi Cem u bë shtëpia e tyre e re. Në bregun e djathtë të lumit, në vendin
Shtëpia e Rakiqëve, ndërmjet Tuzit e Podgoricës, ata blenë (1870) një pronë.
Afërsia e qytetit u mundësoi të zhvillojnë krahas bujqësisë e blegtorisë edhe
tregtinë e hotelierinë.
Në vitet që pasuan, paraardhësit tanë të vlefshëm mbollën cungje
hardhiash për
verë dhe filluan prodhimin e verës e rakisë, së pari për nevoja të veta. Gjatë
brezave, vreshtat e rritura e shpërblyen mundin e tyre me të vjela të bollshme
dhe punishte vere moderne, me themele të thella në vlerat tradicionale. Ne kemi
ruajtur dhe pasuruar vreshtat e trashëguara mbjellur para më se 150 vitesh dhe
recetat e sekretet e prodhimit të verës e rakisë me cilësinë më të lartë.
Jemi krenar me trashëgiminë tonë: besimin, dashurinë dhe falënderimin
për jetën, tokën e gjithçka të dhënë.